Site icon Telegrafi

Ditë të hapura në institutin francez në Shkup

Në Institutin francez në Shkup, sot nga ora 16:00 deri në orën 19:00 do të mbahet Dita e Hapur. Vizitorët do të mund të njoftohen me profesorë të gjuhës franceze, ta zbulojnë potencialin turistik dhe rajonal të Francës, të informohen për autorët më të shitur francez, të degustojnë specialitete franceze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Programi jonë ‘Rrugët kulturore’, vet prej vetes dëshiron të jetë një udhëtim në botën e artit dhe ideve”, tha Izabel Marku-Bardo, drejtoresha e Institutit francez në Shkup në takimin e sotëm me gazetarë.

Ajo theksoi se me ndihmën e fushatave të tyre kanë kontribuar për rritjen e interesit tek qytetarët e Maqedonisë në mësimin e gjuhës frënge.

Në kuadër të Ditës së hapur nesër do të ketë edhe punëtori bilinguale, në gjuhën frënge dhe në anglisht në disa tema.

Në pjesën e kulturës, Marki Barbo paralajmëroi disa ngjarje kulturore. Prej 28 deri më 30 shtator në Çifte Hamam do të ketë panair për mozaik, do të hapet ekspozita e mozaikut dhe punëtorive për mozaik bashkëkohor, tryezë të rrumbullakët për mozaik dhe industri kreative me muzikantin Zherom Kloshar.

Më 1 tetor, në kuadër të manifestimit “Nata e bardhë” në Shkup do të merrë pjesë grupi teatral nga fusha e teatrit rrugor, “Liki Dam” të cilët së bashku me QKM nëpër rrugët e Shkupit do të mbajnë shfaqe.

Në tetor është e paraparë të vijë poetesha franceze dhe pianistja Lor Kombo, paraqitje e këngëtares dhe kompozitores së re franceze, Xhejn.

Në fund të vitit në Shkup ligjërata do të mbajë linguisti francez me renome Mishel Arive, ndërsa në Universitetin e Manastirit profesori dhe historiku Bernard Lori për Luftën e Parë Botërore.

Janë paraparë edhe kafe debate nga fusha e shkencës, panair për promovimin e studimit për turizëm në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version