Agjencioni për administratë publike sot do të festojë 16 vjetorin e ekzistimit dhe për këtë do të organizohen ditë të hapura për qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ditët e hapura do të zgjasin 10 ditë pune nga ku tre ditë do të jenë për administratat e komunave dhe nga dy do të jenë të hapura për departamentet e administratës publike nëpër zyrat e pushtetit qendror.
Dy ditë plus do të ketë për qytetarët e Maqedonisë për të patur qasje në të gjithë institucionet e Maqedonisë.
Fokus do të ju vëndohet promovimit të zgjidhjeve të reja për punësim në administratë dhe përvojave praktike për punësim./Telegrafi/