Telegrafi

Ditë më parë theu rekordin për grushtin më të fuqishëm, tani Ngannou nokauton brutalisht kundërshtarin (Video)

Javën e kaluar Francis Ngannou theu rekordin për grushtin më të fuqishëm në botë.

Tani ‘Grabitqari’ gjithë fuqinë e tij e veri në punë në luftën e fundit e vlefshme për UFC 218.

Lexo po ashtu Njihuni me sensacionin e UFC-së, i cili tashmë ka vendosur rekord për grushtin më të fuqishëm në botë (Foto/Video)

Ai nokautoi kundërshtarin Alistair Overeeme në rundin e parë, që të jemi më saktë në minutën 1:42.

Francezi me prejardhje nga Kameruni është duke bërë emër dita ditë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet deri sa të arrijë në maje të këtij sporti.

Vlen të theksohet se asnjë nga kundërshtarët e tij në karrierë nuk kanë arritur të durojë më shumë se dy runde. /Telegrafi/