Javën e kaluar Francis Ngannou theu rekordin për grushtin më të fuqishëm në botë.
Tani ‘Grabitqari’ gjithë fuqinë e tij e veri në punë në luftën e fundit e vlefshme për UFC 218.
Ai nokautoi kundërshtarin Alistair Overeeme në rundin e parë, që të jemi më saktë në minutën 1:42.
Francezi me prejardhje nga Kameruni është duke bërë emër dita ditë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet deri sa të arrijë në maje të këtij sporti.
Vlen të theksohet se asnjë nga kundërshtarët e tij në karrierë nuk kanë arritur të durojë më shumë se dy runde. /Telegrafi/