Site icon Telegrafi

Ditë më parë paralajmëroi një grua që u kollit në prani të tij, vdes shoferi amerikan i autobusit nga coronavirusi

Një shofer i autobusit në Detroit, SHBA, i cili kishte shprehur zemërimin e tij në Facebook, pasi një person u kollit në praninë e tij, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jason Hargrove u sëmurë katër ditë më vonë pasi publikoi videon në rrjetet sociale më 21 mars, ndërkaq vdiq këtë të mërkurë.

Hargrove, 50 vjeç në një video kishte shprehur mllefin e tij, pasi një grua ishte kollitur vazhdimisht në autobusin që ai po voziste.

Ai u shpreh se po e bënte punën e tij, duke i rikujtuar publikut që po siguronte edhe jetesën e familjes së tij.

“Në një moment mendova që është dashur të vendoset një shenjë paralajmëruese. Po ndihem i shkelur”, kishte thënë Hargrove në video. /Telegrafi/

Exit mobile version