Ceremoni komemorative me rastin e 27 janarit, Ditës ndërkombëtare për kujtimin e holokaustit, do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Në ngjarje do të flasin zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, kryetarja e Komunitetit hebraik në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq, ambasadori amerikan Jess Baily, ambasadori polak Jecek Multanovski dhe Serale Gutman nga Izraeli, vajza e Gita Shami, hebraikja e vetme nga Maqedonia e cila e mbijetoi Holokaustin në kampin Aushvic-Birkenau. /Telegrafi/