Telegrafi

Ditë jo pune për ortodoksët në Maqedoni

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, përmes një komunikate thotë se e hëna e ardhshme në Maqedoni, do të jetë ditë jo pune për të krishterët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përputhje me Ligjin për festat, 28 gushti 2017 (e hënë), është festa e ‘Bogorodicës së Madhe’ dhe ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, MPPS, qytetarëve të fesë ortodokse ua uron festën. /Telegrafi/