Sot do të jetë ditë e rëndësishme për kampionin e Superligës së Kosovës, Feronikelin, pasi do të fillojë udhëtimin historik për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Ekipi nga Drenasi do të përballet sot (25 qershor) me Lincoln Red Imps në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Përballja që fillon nga ora 20:45, pritet që në stadiumin e kryeqytetit të sjell mijëra tifozë në përkrahje të Niklit.
UEFA ka vendosur që ndeshjet preliminare të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa sfida e parë do të zhvillohet nga ora 15:00 në mes të Tre Penne dhe Santa Colomas.
Feronikeli më pas do ta zhvillojë përballjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari, e që është favorit në letër, derisa Zekirija Ramadani do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. /Telegrafi/