Telegrafi

Ditë e tmerrshme për Cechin, aksidentohet pas katër golave të pësuara (Foto)

Arsenal Training Ground London Colney, Herts 29 April 2016 Arsenal players leave training ground after training Petr Cech

Petr Cech ka kaluar një ditë të tmerrshme sot në aspektin individual.

Dita e sotme nuk ishte dita më e mirë apo dita normale për portierin çek.

Kjo pasi, Cech, pas katër golave të pësuar në derbin anglez, ku skuadra e tij, Arsenal e humbi me rezultat 4:3 nga Liverpool, është aksidentuar me veturë.

Lexo po ashtu Xhaka debuton në Ligën Premier

Megjithatë, nuk ishte një aksident i madh, por ndodhi nga vet portieri në parkingun e stadiumit të Arsenalit, ‘Emirates’, transmeton Telegrafi.

Sipas The Sun, ish-portieri i Chelseat ka qëlluar një shtyllë në parkim, për të dëmtuar veturën e tij Audi A7, që kushton rreth 60 mijë funte. /Telegrafi/