Site icon Telegrafi

Ditë e nxehtë, kujdes nga lëvizjet në mesditë

Ndërkohë që temperaturat nga e mërkura  do të jenë më të ulëta për 2-3 gradë Celsius, temperaturat e fazës së portokalltë do të mbretërojnë sot sidomos në shumë pjesë të Maqedonisë, përfshirë edhe disa pjesë të territorit të Kosovës.

Në rajonet e përfshira me fazën portokalli rekomandohet të mos mbahen aktivitetet sportive në ambient të hapur në këtë periudhë dhe veçanërisht kopshtet të mos i nxjerrin fëmijët jashtë.

Për mbrojtje nga temperatura e larta duhet t’i largohen ekspozimit direkt të diellit, t’i shmangen qëndrimit në vend të hapur nga ora 11 deri në orën 17, si dhe të vishen me gardërobë të lehtë dhe me ngjyra të hapura.

Po ashtu konsumimi i lëngjeve dhe ushqimit të lehtë, si dhe mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë te personat e sëmurë kronikë, janë esenciale për kalim të lehtë në këto ditë të nxehta.

Exit mobile version