Telegrafi

Ditë e hapur në Qendrën për trajnim të pilotëve

Në kazermën ‘Strasho Pinxhur’ në Petrovec, sot Qendra për trajnim të pilotëve organizon ditë të hapur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë aktivitetit, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes, do të kryhet prezantim për Qendrën, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi të njoftohen dhe nga afër t’i shohin të dy simulatorët më bashkëkohor për helikopterë ‘full motion’ Mi-24 dhe Mi-8/17, helikopterët Bel-206, aeroplanët Zlin 242L, si dhe flota e helikopterëve të brigadës së aviacionit. /Telegrafi/