Telegrafi

Dita zero për Cape Town, dita kur nuk do të ketë më ujë

Në Cape Town, të Afrikës së Jugut, e quajnë Dita Zero…ditën kur nga rubinetat nuk do të dalë më ujë.

Pak ditë më parë, zyrtarët e qytetit thanë se kjo ditë do të jetë 22 prilli. Këtë javë, ata e zhvendosën datën më herët, më 12 prill.

Cape Town është qyteti i dytë më i madh në Afrikën e Jugut dhe një atraksion i madh turistik.

Tani, banorët, po luajnë një lojë të re, atë të matematikës së ujit, çdo ditë. Ata riciklojnë ujin e banjës për të pastruar tualetet.

Kanë vendosur një limit për dyshet deri në 90 sekonda dhe dezinfektuesit e duarve tani janë një produkt që shitet shumë.

Duart e palara, tani janë një shenjë e përgjegjshmërisë sociale, thotë një banor.

Por si ka arritur qyteti deri këtu.

Ka qenë në fakt një krizë e ardhur ngadalë, e përkeqësuar nga tre faktorë të kombinuar bashkë.

Thatësira më e madhe në më shumë se një shekull, popullata prej 4 milionë banorësh e që vazhdon të rritet shpejt si edhe ndryshimet e shpejta klimatike.

Autoritetet e qytetit kanë ulur presionin në rubineta por përdorimi vazhdon të jetë rreth 86 milionë litra mbi objektivin e përcaktuar për t’i bërë ballë krizës. /tch/