Site icon Telegrafi

Dita vendimtare për privatizimin e klubit të futbollit Ferizaj

Skuadra e Ferizajt pritet të privatizohet përfundimisht.

Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj pritet të bëhet me kryesi stabile dhe problemet financiare të marrin fund.

Ka qenë vetë faqja e klubit që ka konfirmuar se sot (e diel) nga ora 18:00 do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të klubit.

Në kryet ë Ferizajt pritet të vijnë investitorë anglez dhe biznesmen vendor.

Gjithnjë sipas faqes së klubit, me tu privatizuar atëherë Ferizaj do të jetë super fuqi në futbollin kosovar.

Klubi bardhekaltër tanimë ka nisur kontaktet me disa yje të Superligës së Kosovës.

Gjithsesi mbetet të shihet sot (e diel) se si do të rrjedhin gjërat dhe kush do të jetë në krye të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version