Ka gjasa që marrëveshje e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë të nënshkruhet më 1 gusht, e jo më 2 gusht siç ishte parashikuar dhe për këtë shkak grupi i dërguar bullgarë në Shkup po negocon detajet e vizitës zyrtare dhe nënshkrimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Negociatat për marrëveshjen kanë përfunduar dhe javën e ardhshme pritet votimi i saj nga Këshilli i ministrave dhe më pas të ratifikohet. Ky dokument do të nënshkruhet në dy gjuhët zyrtare të vendeve – gjuhën maqedone dhe atë bullgare.
Në këtë marrëveshje parashikohet formimi i grupit të punës, apo grupi i historisë së përbashkët, i përbërë nga shkencëtarë, historianë dhe përfaqësues të shoqatave qytetare dhe tre muaj pas ratifikimit pritet që ky grup të mblidhet dhe të vlerësojë për atë se a është duke u implementuar marrëveshja sipas dinamikës së planifikuar.
Shteti bullgar ka në plan regjistrimin e marrëveshjes edhe në OKB me qëllim që ajo të ketë karakter detyrues./Telegrafi/