Sot në Prishtinë shënohet 22 Shtatori – Dita Ndërkombëtare pa Makina, kjo ka bërë që të mbyllen për qarkullim disa rrugë.
Për shënimin e kësaj dite janë parapa shumë aktivitete, ndërsa disa rrugë të Prishtinës do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve.
Agjenda e aktiviteteve:
Ecje 12:30 – 14:00 /New Born
7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born
“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born
Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born
Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti
Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata