Edhe kjo e mërkurë nisi me reshe shiu në të gjithë Shqipërinë.
Reshje të dendura janë vënë re kryesisht në zonat veriore dhe jugore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, duke lënë reshje të izoluara vetëm në zonat malore.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celcius deri në 17 gradë Celcius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. /Telegrafi/