Telegrafi

Dita nis me shi, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Moti i paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta do të shoqërojë të gjithë Shqipërinë gjatë kësaj të mërkure.

Sipas MeteoAlb, herë pas here gjatë ditës do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Më të dendura reshjet do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celcius deri në 25 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /tch/