Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.
Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë. /TCH/