Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori.
Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë do të mbahen disa aktivitete.
Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë konferencë me temë “angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Kurse, koalicioni i organizatave joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon ngjarjen kreative përmbyllëse “Pema e korrupsionit”.
Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën fotografike ‘online’, si dhe hapjen e ekspozitës me fotografitë më të mira në këtë garë. /Telegrafi/