Telegrafi

Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga

Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me OSBE- në sot do të organizojnë një konferencë për të shënuar 26 qershorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga.

Në një njoftim për media thuhet se në fokus të konferencës është roli i familjes, institucioneve dhe vet rinisë në parandalimin e kësaj dukurie të shëmtuar.

Konferenca mbahet sot, në njërin nga hotelet në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.