Site icon Telegrafi

Dita ndërkombëtare e punës, punëtorët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë avancimin e të drejtave të tyre

Marsh protestues nën organizimin e më shumë sindikatave do të mbahet sot në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 maji.

Marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar, ndërprerja e praktikës së marrëveshjeve në kohë të pacaktuar më shumë se një vit, e shtuna dhe e diela të jenë ditë të pushimit javor, 12 muaj pushim të lehonisë, paga minimale të jetë së paku 13.800 denarë, janë disa nga kërkesat që e pjesëmarrësve nga marshi sindikal, që organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi do të nisë në orën 11:00 para objektit të LSM-së ku do të vazhdojë para Kuvendit për të përfunduar para Qeverisë ku edhe do të lexohet manifesti i një majit, me çka do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjithë çështjeve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe marrëveshja e përgjithshme kolektive. Këtë vit marshi është me moton “S’mund të vendoset për ne, pa neve”.

Pjesëmarrësit e marshit sindikal secilën vit nën organizimin e LSM së për Ditën ndërkombëtare të punës kërkojnë rritje të pagave, regres për pushim vjetor për të gjithë, ndalesë për rritjen e kufirit të pensionimit, vende pune të shëndetshme dhe të sigurta. Do të ketë edhe apel për ndërprerjen e diskriminimit dhe mobingut dhe avancim të marrëveshjeve kolektive.

“Me propozim të LSDM-së është hapur Ligji i marrëdhënieve të punës dhe mund të them se 70 për qind e anëtarëve janë pajtuar me partnerët tanë Organizata e punëdhënësve dhe Qeveria. Është hapur edhe marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat, por këtu jam pesimist. Megjithatë, besoj se do të gjejmë kuptim dhe do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje”, tha kryetari i LSM-së Darko Dimovski.

Nga LSM ju bëjnë thirrje qytetarëve dhe sindikatave tjera të marrin pjesë në marshin e përbashkët dhe të luftojnë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

LSM disa vjet më herë, duke filluar nga viti 2010 shënonte Ditën ndërkombëtare të punës me fushata në fusha të caktuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorit dhe si rezultat i kësaj u nisën dhe miratuan disa zgjidhje ligjore siç është Ligji për mobing, ndryshimet në Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe për herë të parë që nga pavarësia e vendit, Ligji për pagën minimale./Telegrafi/

Exit mobile version