Telegrafi

“Dita kur vdiq muzika” (Foto)

“Po bëhet personale”, thotë fotografi britanik Edmund Clark, kur flet për këngën “American Pie” të Don McLeanit nga ku merr titullin për ekspozitën e tij të re. “Është këngë e njohur, nga fëmijëria ime, këngë që e njoh dhe që e dua”.

Ekspozita më e madhe e Clarkut në New York fillon me një listë pjesësh të këngëve të përdorura për të marrë në pyetje të burgosurit e ndaluar nga Ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan. “American Pie” i bashkohet ndër të tjera këngës “Stayin ‘Alive” që luhen prapa kokës teksa ecni nëpër hapësirën e Galerisë Ndërkombëtare për Fotografi.

Dhoma e përdorur më parë për hetime në Tajoura të Tripolit në Libi (2012)

Ekspozita ofron mënyra të ndryshme për të parë diçka që mendojmë se e dimë mjaftueshëm dhe ofron një narracion të ri brenda materialit të vjetër.

Mbi 100 fotografi, dokumente zyrtare, video, audio dhe efemera janë rezultat i punës së Clarkut prej më shumë se 10 vjetësh. Ai ishte një nga fotografët e parë që hyri në Gjirin e Guantanamos dhe aty ai zhvilloi projektin “If the Light Goes Out” (Nëse drita del jashtë, 2010), që pjesërisht shihet në ekspozitën e tanishme.

Kampi 1, njësia e izolimit (2009), nga projekti “If the Light Goes Out”

Në ekspozitë i shihni muret me dokumente të klasifikuara dhe redaktuara, që krijojnë një mashtrim vizual, pothuajse si poezi nga distanca. Është e mundur të ndihet një ndjenjë e qetësisë nga fotografitë – si dhe tmerri që ato objekte paraqesin. Dhimbja është kudo, përkundër muzikës.

“Njerëzit mund të dinë për këto gjëra nëse duan. Kur i vendosni në kontekst tjetër, transformohet kuptimi i materialit dhe rëndësia. Kjo është ajo që bëj”, thotë Clark teksa shton se po mundohet të shfaq diçka ndryshe: “Nuk jam aktivist, por besoj se artistët kanë qëllim të reflektojnë në shoqëri dhe kohët ku jetojnë”. /Telegrafi/

Edmund Clark
The installation.
The installation.
The installation.
The installation.
The installation.
The installation.
The installation.
The installation.