Telegrafi

Dita e Veteranit pa asnjë aktivitet

Institucionet qendrore dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë organizuar asnjë aktivitet për shënimin e Ditës së Veteranit.

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Përndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz dhe  nga kjo përballje filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së. /Telegrafi/