Telegrafi

“Dita e vendimit”, Ronaldo enigmatik me postimin e fundit

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo është ende e pasigurt, por ylli portugez la të kuptohet në Instagram se mund të dimë më shumë së shpejti.

Kapiteni i Portugalisë nuk ka zbuluar se çfarë pret e ardhmja për të dhe Juventusin, të cilët po presin kthimin e tij në Alllianz Stadium këtë muaj.

Nënkryetari Pavel Nedved siguroi një tifoz jashtë Continassa se Ronaldo do të mbërrinte së shpejti, por operacionet e Bianconerëve në tregun e transferimeve varen nga e ardhmja e superyllit.

Lexo po ashtu Nedved e siguron tifozin me aftësi të veçanta të Juves për qëndrimin e Ronaldos

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, agjenti i tij Jorge Mendes do të takohet me Juventusin sot (e diel) dhe Ronaldo postoi një foto pranë një Rolls Royce, me mbishkrimin: ‘Dita e Vendimit’.

36-vjeçari fitoi Këpucën e Artë në Euro këtë verë me pesë gola në katër ndeshje dhe vazhdon të shënojë gola në nivelin më të lartë.

Ronaldo arriti në Juventus në korrik të vitit 2018 dhe ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/