Piloti gjerman, Samy Kramer, ka formuar një shiringë gjigante në qiell, duke fluturuar 200 kilometra, për t’ju kujtuar njerëzve fillimin e fushatës së vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, piloti 20-vjeçar hartoi rrugën që do të duhej të ndiqte në një pajisje GPS përpara se të përshkonte qiellin afër liqenit Konstancë në Gjermaninë jugore.
Itinerari në formën e shiringës u shfaq në faqen e internetit flightradar24.
“Ka akoma relativisht shumë njerëz që kundërshtojnë vaksinimin dhe veprimi im mund të jetë një kujtesë për ta në mënyrë që ta mendojnë temën”, tha Kramer, duke shtuar se fluturimi i tij nuk duhet të kuptohet si një thirrje e drejtpërdrejtë për t’u vaksinuar.
“Ndoshta ishte një shenjë gëzimi, sepse industria e aviacionit është goditur mjaft rëndë nga pandemia”, theksoi piloti.
Zyrtarisht Bashkimi Evropian filloi vaksinimin të dielën, për të luftuar sëmundjen e COVID-19. Lajmi vjen pasi Komisioni Evropian miratoi për përdorim vaksinën e Pfizer-BioNTech. /Telegrafi/