Telegrafi

“Dita e Tokës”, shënohet me një aktivitet të veçantë nga ‘Miss Earth Kosova’, Andina Pura (Video)

Bukuroshja nga Gjakova, Andina Pura tërhoqi vëmendjen e publikut që me paraqitjen e saj të parë në spektaklin “Miss Kosova”.

Një vajzë lozonjare me flokë kaçurrele e me një buzëqeshje të ëmbël, ra menjëherë në syrin e jurisë, e cila e përzgjodhi edhe si “Miss Earth Kosova 2016”.

Ndonëse ishte përgatitur që ta përfaqësonte Kosovën në spektaklin “Miss Earth”, Andina Purës iu mohua pjesëmarrja për shkak të refuzimit të vizës nga shteti Filipinet, ku edhe organizohej spektakli.

Lexo po ashtu Kosova edhe këtë vit jashtë spektaklit "Miss Earth", mohohet pjesëmarrja e Andina Purajt (Foto)

Megjithatë, ajo nuk do të dorëzohet dhe do të provojë ta përfaqësojë Kosovën këtë vit në “Miss Earth”.

Duke qenë se prilli është muaji i dedikuar pranverës, sot (e shtunë) në datën 22 prill u shënua “Dita e Tokës”, dhe në kuadër të kësaj dite, Andina bashkë me disa mikeshat e saj kanë organizuar një aktivitet shumë të veçantë.

Lexo po ashtu Me aktivitete në kryeqytet shënohet Dita Botërore e Tokës

Ato janë mbledhur së bashku në pastrimin e një parku, duke i lënë hapësirën e mjaftueshme gjelbërimit dhe bimëve që të kenë mundësinë të lulëzojnë larg mbeturinave.

Në një video të publikuar nga vet “Miss Earth Kosova” në rrjetin social Facebook, Pura shfaq momentet nga aktiviteti bashkë me shoqet e saj, gjersa iu bën thirrje të gjithë miqve dhe ndjekësve të saj që ta duan sa më shumë natyrën, njëherit burimin kryesor të jetës sonë. /Telegrafi/