Site icon Telegrafi

Dita e Tokës, Rama fton qytetarët ta mbajnë pastër kryeqytetin

Me rastin e Ditës së Tokës, Komuna e Prishtinës ka lansuar një fushatë vetëdijësuese për pastrimin e qytetit dhe ruajtjen e ambientit me motot “Vepro Gjelbër” dhe “Duaje Çdo Ditë’”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve, organizatave, dhe të gjithë akterëve ti bashkohen iniciativave të tilla për ta mbajtur pastër Prishtinën duke kontribuar në ambientet ku veprojmë.

Ai thotë se tashmë ka filluar pastrimi në çdo rrugë e lagje.

“Përgjegjësinë më të madhe e kemi në si institucione, por të gjithë së bashku kemi përgjegjësi për të mbajtur të pastër ambientin ku jetojmë, veprojmë e punojmë”.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të gjitha moshave e profesioneve që të shënojnë Ditën e Tokës duke mbajtur Prishtinën të pastër.

“Jo vetëm të mendojmë por të veprojmë gjelbër”, ka thënë Rama në adresimin e tij në Facebook.

Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe Drejtoria e Parqeve janë angazhuar intensivisht që nga data 09 Prill për largimin dhe pastrimin e deponive ilegale në të gjithë territorin e Prishtinës dhe përgatitjen e terrenit për mbjellje të reja, si dhe një sërë aksionesh për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.

Me rastin e Ditës së Tokës, Rama do të jetë pjesëmarrës në këto aktivitete:
Data: 21-04- 2022
Ora: 13.00 – Pastrimi i Tullëtores bëhet për here të parë. Ky aksion do të realizohet me FSK, Zjarrfikësit dhe Policinë
Data:  22-04-2022
Ora: 10:30  Sheshi Zahir Pajaziti –  Vertical Garden Activity me UNDP & UNICEF
Ora: 11:30 – Inagurimi i Shkollës së Gjelbër
Ora: 14:00 – Vendosja e shportave për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër

Për shkak të ndryshimeve atmosferike të gjitha aktivitetet të cilat janë planifikuar të ndodhin por që shtyhen deri në përmirësimin e motit./Telegrafi/

Exit mobile version