Sonte në orën 19:00 filloi protesta e tetë radhazi kundër propozimit francez. Protestuesit, si në ditët e kaluara, janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, nga ku marshojnë nëpër qendër të qytetit.
Ata kalojnë para godinës së Ministrisë së Drejtësisë, prej nga i drejtohen pikës së fundit – Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Këndohen këngë patriotike dhe dëgjohen mesazhe: “Dorëheqje”, “Bujar Osmani ik nga këtu”, “Maqedoni”, “Kurrë Veri, vetëm Maqedoni”.
Duhet theksuar se të pranishëm janë anëtarë të udhëheqjes së partisë “E Majta”.
Protestat mbështeten edhe nga OBRM-PDUM-ja opozitare dhe janë nën moton “Ultimatum, JO faleminderit”./Telegrafi/