Një komunitet Indonezian ka nisur festimet e një festivali të përvitshëm në nderim të vdekurve, ku zhvarrosin kufomat qindra shekullore duke u veshur rroba të reja dhe duke i ekspozuar nëpër rrugë.
Trupat e ruajtur të paraardhësve të Toraja, një grup etnik nga malet e Jugut Sulawesi në Indonezi, zhvarrosin me të dëshirën më të madhe më të dashurit e tyre, si pjesë e një festivali të lashtë të quajtur Ma’nene, transmeton Telegrafi.
Ky festival që në përkthim do të thotë “Ceremonia e pastrimit të kufomave”, ka ngjallur interesim të madh tek turistët, të cilët bëjnë mijëra kilometra për të parë të vdekurit duke u pastruar, veshur me rroba të reja dhe madje duke bartur syze dielli, derisa parakalojnë me të afërmit e tyre nëpër fshat.
Këto skena mund të duket të tmerrshme për dikë, por për njerëzit Torajam, funeralet konsiderohen si ngjarja më e rëndësishme në jetën e tyre.
Fotografi Herman Morrison, kishte bërë një udhëtim nga ishulli indonezian, Lombok ku jeton, për të shkrepur fotografi interesante nga kjo ceremoni e çuditshme. /Telegrafi/