Site icon Telegrafi

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama: Gruaja e paqes në botë

8 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët e lartë të shtetit dhe politikës.

Kryeministri Edi Rama, e cilëson Nënë Terezën si gruan e paqes në botë.

Krahas rreshtave ku kujton këtë ditë, kryeministri ka bashka ngjitur edhe një foto të saj, ku shkruhet një prej thënieve të Nënë Terezës:

“Gjej një minutë për tu menduar, gjej një minutë për tu lutur, gjej një minutë për të qeshur”

Në krye të kësaj shprehjeje, Rama ka shkruar:

“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur!”. /Telegrafi/

Exit mobile version