Site icon Telegrafi

Dita e Republikës 2 gushti ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton qytetarë se 2 gushti është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 2 gusht (e martë) 2022, Dita e Republikës është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPPS.

MPPS të gjithë qytetarëve ju uron Ditën e Republikës./Telegrafi/

Exit mobile version