Numri i vdekjeve nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 181 dhe kjo është rritja më e lartë në atë vend që nga fillimi i pandemisë.
Deri më tani 759 njerëz kanë vdekur në total nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Kishte 14.543 raste të infeksionit dhe 135 persona u shëruan, transmeton Telegrafi.
Kryeministri i vendit Boris Johnson, si dhe Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Aktualisht, ka 559,351 raste të infeksionit në të gjithë botën, 25.360 njerëz kanë vdekur dhe 128,717 janë shëruar nga coronavirusi. /Telegrafi/