Ngjyra vojllcë dominoi të martën në Minnesota, pasi guvernatori Mark Dayton e shpalli 7 qershorin si ‘Ditën e Prince’, në nder të asaj që do të ishte ditëlindja e 58 e këngëtarit.
Ikona e muzikës, i njohur për këngë të tilla si “Purple rain” e “When Doves Cry”, u nda nga jeta më 21 prill si pasojë e një mbidoze aksidentale qetësuesish në banesën e tij në Paisley Park.
Guvernatori i Minnesotas, ku u lind dhe jetoi artisti, inkurajoi qytetarët të mbanin veshje të purpurta, ngjyrë kjo që tashmë identifikohet me Prince, transmeton Top Channel.
Adhuruesit e mbledhur në Paisley Park, të cilët e kishin ndjekur këshillën, vendosën kurora lulesh pranë banesës dhe kënduan “Happy Prince Day” (“Gëzuar Ditën e Prince”).
Iniciativa pushtoi edhe rrjetet sociale dhe hashtagu “Princeday” u kthye në një prej më populloreve në Twitter, ndërsa shumë personalitete në SHBA përkujtuan këngëtarin.