Telegrafi

Dita e përballjeve gjysmëfinale në Superkupë

Sonte zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Nga ora 16:00 do të përballen Penza, që u shpall kampione edicionin e kaluar dhe Vëllaznimi, që përfundoi në vendin e katërt në elitën e femrave.

Takimi tjetër zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, nga ora 19:00. Skuadra prishtinase edicionin e kaluar kishte fituar Kupën, ndërsa skuadra prizrenase Superkupën. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit, duke luftuar pothuajse për të gjithë trofetë dhe kështu pritet edhe sonte.

Finalja zhvillohet më 5 Tetor nga ora 19:00. Të gjitha përballjet zhvillohen në Pejë, ku organizohet Superkupa nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin Penza.

Në ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose me Test PCR ose Rapid, ose Serologjik.

Të gjitha ndeshjet transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa. /Telegrafi/

Orari

4 Tetor

16:00 Penza-Vëllaznimi
19:00 Prishtina-Bashkimi
5 Tetor
19:00 Finalja