Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite zjarrfikësit e Prishtinës kanë pastruar platenë te shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Po ashtu, togu ceremonial i FSK-së ka ngritur flamurin amerikan.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga kjo ceremoni, të shkrepura nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova. /Telegrafi/