Site icon Telegrafi

Dita e Pavarësisë, në Prishtinë flamujt vendosen me “pastrues bore”! (Foto)

Derisa po pritet fillimi i kremtimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës, edhe në Prishtinë ka filluar vendosja e flamujve.

Megjithatë, çfarë bie në sy është mjeti të cilin janë duke e përdorur punëtorët e kompanisë, përgjegjëse, për vendosjen e flamujve.

Siç edhe mund të shihet në fotografi të siguruara nga Telegrafi, për vendosjen e flamujve, punëtorët e kësaj kompanie kanë hipur në një makinë e cila kryesisht përdoret për ndërtimtari, apo edhe për pastrimin e borës. /Telegrafi/

Exit mobile version