Dita e parë e vitit të ri 2018 (1 janar – e hënë), do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga Ministria shfrytëzojnë rastin dhe urojnë qytetarët për Vitin e Ri, ndërsa fundjava e ardhshme do të jetë e vazhduar./Telegrafi/