Telegrafi

Dita e parë e shkollës pas pushimit dimëror, të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Iowa

Shumë njerëz dyshohet të jenë viktima pasi të shtënave në shkollën e mesme Perry në Iowa.

Ka të paktën pesë ambulanca, njësi të shumta policie, ambulanca ajrore dhe zjarrfikës në vendngjarje, e cila është 40 kilometra në veriperëndim të Des Moines.

Zyra e Sherifit të Qarkut Dallas konfirmoi të shtënat – por tha se asnjë informacion tjetër nuk ka në dispozicion për momentin, raporton dailymail.

Sot është dita e parë pas pushimit dimëror për 1785 nxënësit në shkollën e mesme Perry.

Aktualisht shkolla është mbyllur dhe po vazhdohet me operacionin policor.

Ende nuk është konfirmuar numri i të plagosurve apo të viktimave të mundshme. /Telegrafi/