Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se forcat turke deri më tani kanë shënjuar 181 caqe të organizatave terroriste si pjesë e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.
Siç raporton Anadoly Agency, përcjell Telegrafi, “forcat e armatosura të Turqisë deri më tani kanë synuar 181 objektiva të organizatave terroriste si pjesë e operacionit ‘Burimi i Paqes’, duke përdorur forcën ajrore dhe mbështetje tjetër ushtarake”, ka thënë ministria në një postim në Twitter.
Ndryshe, po sipas AA, Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) të mërkurën (9 tetor) filluan Operacionin Burimi i Paqes, me qëllim rivendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe shkatërrimin e korridorit terrorist që terroristët synojnë të krijojnë në jug të kufirit me Turqinë.
Ministria e mbrojtjes e Turqisë thotë se terroristët janë objektivi i vetëm në bazë të Operacionit të Burimit të Paqes.
Operacioni thuhet se do të kryhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me luftën kundër terrorizmit. /Telegrafi/