Telegrafi

Dita e operimit, Keith i bën dedikim të përzemërt me disa fjalë në shqip Adriana Matoshit: Zoti është me ty loçka ime, shihemi shpejt

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, pak ditë më parë bëri njoftimin se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Ajo i është nënshtruar sot (e martë) operimit të radhës, ndërsa ka marrë bekimin e familjarëve dhe mijëra përkrahësve të saj.

Por një nga fjalimet më prekëse për deputeten e Vetëvendosjes, vjen nga i dashuri i saj, ish-futbollisti dhe reperi afrikano-belg Keith Groeneveld.

Lexo po ashtu Personazhe të famshme e qytetarë të shumtë në përkrahje të Adriana Matoshit, marrin pjesë në eventin në nder të aktores

Ky i fundit ka shpërndarë në InstaStory një fotografi të aktores me veshje tradicionale shqiptare, ndërsa në mbishkrimin e footgrafisë, i ka uruar shërim të shpejtë më të dashurës së tij.

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

“Zoti është me ty loçka ime, shihemi së shpejti”, ka shkruar Keith, ndërsa fjalët “loçka ime” i ka shkruar në gjuhën shqipe.

Adriana dhe Keith përndryshe kanë më shumë se një vit që janë bashkë, ndërsa lidhja e tyre ka qenë shpesh e komentuar në tabloidet vendore. /Telegrafi/

Foto: Keith Groeneveld/Instagram