Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës në futboll.
Katër skuadrat e fundit luajnë për dy vendet e mbetura në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku pritet të kemi dy ndeshje shumë interesante.
Në ndeshjen e parë, Feronikeli ’74 e pret në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit liderin e Grupit B të Ligës së Parë, Prishtinën e Re.
Në përballjen tjetër, Ferizaj është nikoqir i Rilindjës ’74 nga Liga e Parë, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.
Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 12:30.
Ndryshe, tutje në çerekfinale deri tani kanë kaluar Drenica, Llapi, Malisheva, Vëllaznimi, Drita dhe Prishtina. /Telegrafi/