Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve: Kupa e Kosovës me pesë përballje të forta në fazën e 1/8-tës

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar pesë ndeshje të fazës së 1/8-tës në Kupën e Kosovës.

Të martën u zhvillua vetëm një takim i kësaj faze, ku Drenica arriti pas penalltive të mposht Trepçën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Pesë ndeshje tjera janë në program për t’u zhvilluar sot, ku padyshim spikasin dy takime me skuadrat që vijnë nga Superliga.

Prishtina është nikoqire e Suharekës në takimin që fillon nga ora 17:00, ndërsa Drita e pret Dukagjinin nga ora 13:00.

Ndeshjet tjera të ditës së sotme janë Vëllaznimi-Gjilani, Dinamo-Malisheva dhe Llapi-Vushtrria.

Këto tri ndeshje pritet të fillojnë nga ora 13:00, ndërsa nesër (e enjte) luhen edhe dy takimet e fundit: Feronikeli ’74-Prishtina e Re dhe Ferizaj-Rilindja.

/Telegrafi/

Exit mobile version