Përfaqësuesja A e Kosovës ka kryer përgatitjet e fundit në kryeqytetin francez Paris.
Të drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes dhe dy ndihmësit Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha, djelmoshat tanë kanë kryer stërvitje që tri ditë në Paris.
Kësisoj ditën e sotme (e shtune), Përfaqësuesja do ta zhvilloj ndeshjen e parë miqësore në kryeqytetin francez.
Atmosfera në kampin e Përfaqësueses dukej e mirë dhe futbollistët dukeshin të motivuar për ndeshjen e radhës.
Mbetet të shihet edhe puna e përzgjedhësit të ri Challandes me ekipin përfaqësueses në ndeshje miqësore.
Ndeshja ndaj Kombëtares së Madagaskarit do të jetë e para miqësore pasi Kosova tri ditë më vonë do të përballet me Burkina Fason.
Kosovë – Madagaskar do të fillojë nga ora 19:00 ndërsa do të transmetohet nga Supersport Kosova 2.
Vlen të ceket se ndeshja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës miqësore i takoi Dardanëve me rezultat 4-3 përballë Letonisë. /Telegrafi/