Telegrafi

Dita e ndeshjes, Kosova përballet në miqësore me Suedinë

Përfaqësuesja e Kosovës prej ditësh është grumbulluar në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Trajneri Bernard Challandes ka bërë një kombinim me lojtarët e Superligës dhe kryesisht ata nga Skandinavia për këtë grumbullim.

Dardanët do të përballen me Kombëtaren e Suedisë, ku trajneri Janne Andersson ka grumbulluar kryesisht lojtarët në elita e futbollit vendas.

Ky takim pritet të jetë mjaftë interesant, pasi përveç lojtarëve si Herolind Shala, Fidan Aliti, Elbasan Rashani e Anel Rashkaj që kanë qenë rregullisht, Challandes do të mund të provojë lojtarët tjerë që nuk kanë pasur rastin të jenë të grumbulluar më parë.

Për Kosovën kjo është ndeshja e parë në vitin 2020, ndërsa suedezët do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë, pasi ditë më parë pikërisht në Katar luajtën ndaj Moldavisë ku fituan me rezultat minimal 1-0.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 15:45 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës. /Telegrafi/