Telegrafi

Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Sot (e premte), Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të rumunëve të takimin e sotëm të vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.

Ky takim është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Ekipi i përzgjedhësit gjerman, Franco Foda, është gati për këtë përballje dhe synon ta nis edicionin e ri me fitore.

Te ekipi jonë të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje, ndërsa pritet edhe debutimi i mesfushorit të sapoardhur Elvis Rexhbeçaj. /Telegrafi/