Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot (e diel) ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kombeve.
Në sfidën e zhvilluar në Prishtinë të enjten mbrëma, Dardanët triumfuan me rezultat 2-1.
Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbecaj realizuan për Dardanët, derisa kapiteni Oskarson për Vikingët.
Sfida e sotme zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00.
Vendasve iu nevojitet fitorja me dy gola epërsi për të kaluar tutje, në anën tjetër Kosovës i mjafton edhe një barazim për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Përveç Edon Zhegrovës që nuk u grumbullua fare shkaku i lëndimit, nga grumbullimi pas ndeshjes së parë janë larguar edhe Aro Muric e Donat Rrudhani shkaku i lëndimeve, derisa Valon Berisha mungon për shkak të kartonëve. /Telegrafi/