Sot (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Legia Varshavës në kuadër të ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës.
Klubi gjilanas është gati të bëjë befasinë duke shkrirë disavantazhin ndaj polakëve në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it.
Ndeshja ndaj Legias është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit është gati për këtë ndeshje dhe të motivuar maksimalisht për të arritur grupet evropiane për herë të parë në histori.
Drita pritet të jetë e kompletuar për këtë ndeshje, përveç qendërmbrojtësit Hasan Gomda, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë.
Ndryshe, takimi i parë i zhvilluar në Poloni përfundoi me fitoren 2-0 të Legias. /Telegrafi/