Ballkani është nikoqir i BATE Borisovit në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës e nis sot fazën finale për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës, duke qenë nikoqir i ekipit të njohur bjellorus.
Therandasit e presin BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it, në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është i kompletuar drejt arritjes së një rezultati pozitiv.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më saktë më 31 gusht. /Telegrafi/