Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshje e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Larnes nga Irlanda e Veriut.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampioni i Kosovës do t’i vazhdojë garat nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.
Në këtë raund, Ballkani do të ndeshet me klubin nga Irlanda Veriu, në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Prishtinë.
Takimi i sotëm është paraparë të fillojë nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave apo më saktë më 3 gusht. /Telegrafi/