Në një supermarket në Rio de Janiero të Brazilit, ku ka pasur lirim mallrash, njerëzit janë rrëzuar dhe kanë shkelur njëri-tjetri duke hyrë brenda.
Madje, shumë prej tyre kanë filluar të përleshen dhe të grushtohen, derisa përpiqeshin të merrnin gjësendet që donin, transmeton Telegrafi.
Në videon publikuar, shihet turma që ka pritur disa orë duke hyrë brenda me shpejtësi dhe për këtë u shkaktua ajo që njihet si ‘stampedo’.
Sidoqoftë, raftet janë zbrazur brenda disa minutave, ndërsa nuk raportohet për ndonjë lëndim serioz.
“Është e çuditshme, se edhe kafshët vrapojnë në grup, por nuk e shkelin ndonjërën, apo të përleshen”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/p30-iXSsN8Q